Derbi ndryshe i ultrasve. Tifozët e Interit pa koreografi, ata kuqezinj “heshtin” protestat

21 Shtator 2024
18:30
Alfred Lleshi
back button

Një derbi pa koreografi, të paktën në anën e Interit. Vendim i çuditshëm në shfaqjet e ngjyrave dhe ngacmimet për ndeshjen më të njohur në Milano, por “Curva Nord” zgjodhi të kalonte një ndeshje në “zi”. Vendimi është padyshim i lidhur me tronditjen, pas ngjarjeve në Cernusco më 4 shtator, me vrasjen e Antonio Bellocco nga duart e tashmë ish-udhëheqësit ultras të Interit, Andrea Beretta.

Ka qenë ky i fundit, pas rrëfimit të krimit, i cili ka folur për mosmarrëveshje të provokuara nga disa aferave të lidhura me ultrasit. Tashmë, që është vendosur një bord i ri, i drejtuar nga një tjetër ultras historik, Renato Bosetti, është marrë vendimi që derbi të shoqërohet vetëm me flamujt e zikaltërve, të cilët do të valëviten para fillimit të ndeshjes.

Ndër të tjera, duke qenë se ndeshja e radhës në shtëpi e Ligës së Kampionëve konsiderohet me rrezik të lartë, prefekti i Milanos, Claudio Sgaraglia, ka parashikuar ndalimin e shitjes së biletave për tifozët serbë në të gjithë sektorët e stadiumit, mostransferimin e biletave të hyrjes.

Hera e fundit në “San Siro”, pesë net më parë, përfundoi keq, por tifozët kuqezinj janë gati t’ia fillojnë nga e para. Domethënë, jo protesta për fillimin zhgënjyes të sezonit të ri, por mbështetje e plotë për ta shtyrë skuadrën drejt kalimit të krizës. Pjesa kuqezi e stadiumit do të ndihet fort, madje edhe shihet.

Tifozët e “Djallit” po përgatisin koreografinë klasike dhe në këtë front, derbi duket se tashmë është fituar. Rezultati në fushë është vendimtar për tifozët e Milanit, që të vazhdojnë aksionin e tyre për të mbështetur ekipin e zemrës.

Ideja në fakt është të inkurajojnë ekipin dhe të harrojnë zhgënjimet e mëparshme, por vetë Milani duhet ta ushqejë pasionin dhe entuziazmin e tyre me një paraqitje që i përshtatet derbit. Në rast të një rezultati negativ ose më keq, mungese angazhimi, ultrasit kuqezinj do ta ndryshojë shpejt qëndrimin e tyre.

Kështu ndodhi kundër Liverpool-it. “San Siro” (me disa hapësira boshe) garantoi mbështetjen e zakonshme, përpara se skuadra kuqezi të dorëzohej në fushë. Dhe aty nisi protesta e tifozëve.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit