Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për kanalet e klubit zikaltër pas humbjes 2-1 në derbin kundër Milanit: “Nuk ishim shumë skuadër. Ne iu qasëm keq dy pjesëve të lojës. Në të parën arritëm të barazonim, gjithsesi. Duhet të kishim luajtur më mirë, por për fat të keq nuk ia dolëm. Të dhemb shumë kur humbet një derbi, por do të përpiqemi të marrim gjërat pozitive nga kjo disfatë”.
Sa zhgënjim ka mbetur?
Duhet të ishim më të qartë dhe të mos humbnim distancën, i dhamë Milanit mundësinë për shumë kundërsulme.
Ka pak qëndrueshmëri në fillim të sezonit…
Po, kjo gjë mungonte sonte. Ne do ta analizojmë derbin dhe do të përpiqemi ta gjejmë vazhdimësinë sa më shpejt që të jetë e mundur. U zgjatëm shumë në fushë si skuadër, nuk ishim Interi i zakonshëm.
Prej nga duhet filluar përsëri?
Sa më shumë punë në stërvitje, edhe më tepër përqendrim, sepse dhemb shumë ta humbasësh një derbi. Ndonjëherë duhet të marrësh edhe gjërat pozitive, tani janë pak, por nga nesër do të fillojmë të punojmë me Udinese në mendje.