Pas dëmtimit të Rodri, trajneri Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë. Mesfushori belg Kevin de Bruyne pritet të jetë gati për ndeshjen e Carabao Cup që Manchester City do të luajë ndaj Watford këtë mesjavë.
“Unë nuk mendoj se dëmtimi i Kevin do të zgjasë shumë. Shpresoj që ta kem në fushë shumë shpejt. Nuk e di për në mesjavë, por ndoshta ndaj Newcastle. Nuk e di, të shohim se si do të shkojnë gjërat këtë javë”, tha Guardiola.
Guardiola pritet të bëjë disa ndryshimë në formacion, të kushtëzuara nga dëmtimet dhe kalendari i ngjeshur. De Bruyne mungoi në barazimin ndaj Arsenal, por së shpejti do të jetë sërish në fushë për “citizens”.