Arteta: Barazimi me City na zhgënjeu dhe solli disa dëmtime, në Carabao Cup me ndryshime

24 Shtator 2024
19:26
Telesport
back button

Pas barazimit 2-2 ndaj Manchester City në kampionat, ekipi i Arsenal përgatitet për sfidën e radhës, atë ndaj Bolton në Carabao Cup. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, iu rikthyer si sfidës së fundit ndaj City ashtu dhe asaj ndaj Bolton.

Ndaj City, pasi mbetëm me 10 lojtarë, ne duhej të luanim me një lojtar më pak për shumë minuta. Në fillim ia dolëm mbanë, por ai gol në fund la një shije të hidhur. Ajo cka bëri City mund të konsiderohet normale”, deklaroi Arteta.

Në vazhdim, trajneri spanjoll shtoi: “Patëm edhe disa dëmtime, pasi Raya, Timber, Calafiori dhe Martinelli u goditën nga ngërçet gjatë pjesës së dytë. Ndaj, na duhet të menaxhojmë mirë forcat për ndeshjen në Carabao Cup”.

Unë gjithmonë preferoj faktet se sa fjalët. Do të shohim se kush është në dispozicion ndaj Bolton dhe pastaj do të vendosim. Fatkeqësisht disa lojtarë janë të padisponueshëm. Shpresoj vetëm të mos kemi dëmtime të rënda”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit