Merkatoja angleze: Arsenal kërkon një juventin, Liverpool një madrilen

25 Shtator 2024
16:41
Telesport
back button

Një nga emrat më të përmendur në botën e futbollit këtë sezon është Rodrygo. Ai po luan shkëlqyeshëm te Real Madrid, por po vuan konkurrencën e yjeve si Mbappe dhe Vinicius.

Në “Bernabeu” bëhen beteja të mëdha se cili fiton më shumë vëmendje. Deri tani, Rodrygo ka dështuar. Kjo mund ta shtyjë të ndryshojë ekip dhe në skenë ka dalë Liverpool.

Klubi anglez synon të blejë brazilianin, sepse e konsideron pasues të Salah. Vlera e tij në treg është 100-120 mln euro, në varësi të mënyrës sesi mund të bindet Florentino Perez gjatë negociatave. Salah do të largohet në qershor, kur i skadon dhe kontrata me klubin e kuq.

Dusan Vlahovic, ndërkohë, është synimi i Arsenalit për merkaton e janarit. Sipas TeamTalk, sulmuesi deri tani ka dështuar te Juventusi dhe klubi bardhezi do të ishte gati ta shiste.

Arsyeja pse Arsenali kërkon lojtarin i cili ka 16 gola në 33 ndeshje kampionati si juventin është se sulmuesi pykë është copa e fundit e “puzzle” për të fituar titullin. Arteta do një sulmues race, e vetmja gjë që i mungon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit