“Boom” kërkesash për ndeshjen Bayern-Leverkusen, bavarezët mund të kishin mbushur 5 herë stadiumin

25 Shtator 2024
17:32
Telesport
back button

E përditshmja gjermane “Kicker” ka zbuluar sot se interesi për ndeshjen mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen këtë fundjavë është jashtzakonisht i madh. Entuziazmi i tifozëve është i madh, me 351 mijë kërkesa për bileta për këtë ndeshje.

Një numër shumë më i lartë se ndeshjet normale të Bayern në shtëpi. Interesi për këtë sfidë  është i krahasueshëm vetëm me atë të shënuar sezonin e kaluar për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Champions League kundër Arsenal dhe Real Madrid.

Kjo shifër do të thotë se Bayern mund ta kishte mbushur pesë herë stadiumin “Allianz Arena”. Ndërkohë që, DFL do të transmetojë ndeshjen kryesore të kampionatit në mbi 200 vende ditën e shtunë. Pra, rritja e interesit për Bundesligën është e pamohueshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit