Merkatoja 2025: Florentino Perez ka 4 emra në listë për mbrojtësin e djathtë

26 Shtator 2024
16:12
Telesport
back button

Florentino Perez u ka kërkuar drejtuesve të Real Madrid që të hartojnë një listë me opsione për merkaton 2025. Presidenti i klubit madrilen synon që të zëvendësojë lojtarët në fund të karrierës ose ata të cilët nuk kanë bindur me performancat e tyre.

Pozicioni më problematik në Santiago Bernabeu është mbrojtësi i djathtë. Carvajal tashmë është një veteran në futboll dhe nevojitet një ndërhyrje e shpejtë për këtë rol.

Alternativat e Los Blancos janë 4: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Pedro Porro (Tottenham), Reece James (Chelsea) dhe Malo Gusto (Chelsea). Më i favorizuari është lojtari i Liverpool.

James është një objektiv i kahershëm i Real Madrid, por problemet me dëmtimet po e pengojnë në karrierë. Ndërkohë, Malo Gusto preferohet si lojtar stoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit