“Vendi i dytë për Max nuk ishte rastësi, kemi kuptuar disa nga problemet dhe po i zgjidhim”

26 Shtator 2024
17:42
Telesport
back button

Pas disa garësh të vështira, Max Verstappen u rikthye në podium në garën e fundit në Singapor. Një vend i dytë që sigurisht i jep moral kampionëve në fuqi të Formula 1 për fundin e sezonit.

Drejtori i Red Bull Racing, Chris Horner, kërkon të motivojë ekipin e tij, duke deklaruar se ai sheh dritën në fund të tunelit. “Kemi kuptuar disa nga problemet me makinën dhe mendoj se po fillojmë t’i rregullojmë ato”, tha Horner.

Më tej, ai shtoi: “Ne dolëm më mirë në Baku dhe po ashtu në Singapor. Gjëja më inkurajuese është se makina ka reaguar ashtu siç kemi shpresuar dhe siç na kanë thënë simulimet”.

Ekipi ka filluar të kuptojë se ku janë kufijtë dhe shkaqet e këtyre kufijve. Mendoj se Monza theksoi ndoshta disa nga shkaqet rrënjësore, ose ndihmoi në identifikimin e shkakut rrënjësor të problemit. Monza ishte pika më e ulët dhe ne filluam prej andej”, tha Horner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit