Europa League: Roma lëshon dy pikë në Olimpico, Ajax shkatërron Besiktas

26 Shtator 2024
23:03
Telesport
back button

Europa League sot dhuroi një mbrëmje fantastike dhe me ndeshje plot emocion. Roma barazoi 1-1 përballë Athletic Bilbaos.

Verdhekuqtë guxuan më shumë në pjesën e parë, derisa shënuan në minutën e 32-të të ndeshjes, me Angelinon që dha asist për Artem Dovbyk.

Aitor Paredes shënoi për të barazuar 1-1 në minutën e 85-të, duke i siguruar ekipit bask një pikë nga Olympico. Në ndeshjen e dytë, Roma do të ndeshet më një kundërshtar më të lehtë, Elfsborg.

VIDEO E GOLIT

Në ndeshjet e tjera, Ajax shkatërroi 4-0 Besiktas, kurse Lyon fitoi 2-0 me Olympiacos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit