Giuntoli jep kushtrimin: Po je pjesë e Juventusit, duhet të fitosh patejtër

27 Shtator 2024
8:54
Alfred Lleshi
back button

“Juventusi është një klub që duhet të fitojë. Kjo nuk është i vetmi synim, por mbetet gjëja më e rëndësishme”. Cristiano Giuntoli rishikon moton e Juventusit dhe e shikon të ardhmen me ambicie të madhe.

Drejtori sportiv i Juventusit ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për “Corriere della Sera”, duke ilustruar ndër të tjera objektivat e Juventusit. Synimi i tij është që ta kthejë klubin bardhezi atje ku e meriton, duke parë qartë edhe ekuilibrin ekonomik e financiar.

Një ide që vetë Giuntoli u përpoq ta zbatonte në sesionin e fundit të transfertave, ku Juventusi, pavarësisht një buxheti me dritë të kuqe ndezur, arriti të mbyllte disa operacione shumë të shtrenjta hyrëse. Giuntoli thotë se nuk ka asnjë metodë specifike, e cila është e kujdesshme dhe e mprehtë në rregullimin e gjërave:

“Duhej ta ulnim faturën e pagave dhe moshën mesatare të skuadrës, e bëmë këtë. Ne vetëm duhet të bëjmë llogaritë dhe të kemi parasysh perspektivën e pesë viteve. Sot kemi një nga skuadrat më të reja në kampionat, është projekt i rëndësishëm”.

Giuntoli foli edhe mbi skuadrat kandidate për ta fituar titullin: “Është herët të thuhet, por Interi dhe Napoli janë favoritë. Interi i Simone Inzaghit ka skuadrën më të kompletuar, ndërsa te Napoli, kombinimi i një merkatoje ambicioze dhe ardhja e Antonio Contes në pankinë është për t’u shpërblyer”.

Po Juventusi? “Kemi ndryshuar shumë, ende nuk e dimë se çfarë mund të bëjmë, – ‘driblon’ Giuntoli. – Po zbulojmë veten, ka shumë kuriozitet për të kuptuar limitet si skuadër e re”.

Mbi Thiago Motta: “Është e qartë se ai kishte bërë aq mirë me Bologna, saqë nuk ishim të vetmit që i kishim sytë tek ai. Ne ishim të vetëdijshëm për këtë dhe luajtëm letrat tona, dukshëm duke përqafuar plotësisht projektin e tij futbollistik.

Po sikur të kisha një plan B për trajner? Nuk do ta them emrin e tij, por është një trajner i huaj që ka ushtruar dhe praktikon ende në Europë”.

Mbi rinovimin e Vlahovic: “Së fundi u zëvendësua në pjesën e parë? Kjo ndodh në futbollin e Thiago Motta, asgjë e veçantë. Rinovimi me të, një problem? Jo, një lojtar si ai, me perspektiva ende të rëndësishme, nuk mund të jetë kurrë problem. Rinovimi është një objektiv, që do ta përmbushim. Një lojtar që vlen shumë dhe fiton shumë përfaqëson një pasuri për ne”.

Sqarim edhe për largimin e Chiesa: “Me qartësi dhe thjeshtësi, me lojtarin dhe shoqëruesit e tij kemi qenë gjithmonë shumë të sinqertë. Të gjithë së bashku kemi kërkuar zgjidhjen e duhur për lojtarin, i cili është shumë i fortë dhe i urojmë gjithë të mirat e mundshme”.

Një ngacmim edhe mbi raportet që ka me Allegrin: “Më falni, nuk dua të flas për këtë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit