Laura Pausini dhe miqësia e saj me Ancelottin: Ai është trajneri numër 1 në botë

27 Shtator 2024
11:47
Alfred Lleshi
back button

Laura Pausini ishte e ftuara e nderit e programit “El Hormiguero”. Këngëtarja 50-vjeçare italiane, e cila po prezantonte këngën e saj më të re “Chao”, ka zbuluar disa nga gjërat që shijon kur viziton Spanjën.

“Unë shkova në shtëpinë e Pablo López me Antonio Orozco dhe Luis Fonsi për të gatuar ‘carbonara’. U ndjeva si shtëpiake, ata hanin kaq shumë… Është gjithmonë kënaqësi me ta”, – tha mbretëresha aktuale e “estradës” italiane.

Laura Pausini ka thënë më tej: “Kur shkoj në shtëpinë e Alejandro Sanz, gjithmonë argëtohem, sepse takojmë edhe mikun tonë Carlo Ancelotti, trajnerin numër 1 në botë”.

Këngëtarja kishte folur tashmë për Carlo Ancelotti në vitin 2022, në “El Mundo Deportivo”: “Përveç se kam kënaqësinë ta njoh dhe kam mundur të këndoj me të në disa raste, më pëlqen shumë si person dhe gjithashtu e admiroj. Ai është numri 1 në botë si trajner futbolli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit