“Ai është një futbollist special, mbërriti tek ne në një moment vendimtar”

27 Shtator 2024
12:48
Telesport
back button

Skuadra e Atletico Madrid arriti një fitore të vështirë 1-0 ndaj Celta Vigo në fushën e kësaj të fundit në La Liga. Sukses që erdhi në minutën e 89-të falë një goli të Julian Alvarez, sulmuesit që erdhi këtë verë nga “citizens”.

Trajneri Diego Simeone, duke folur për Julián Alvarez, golin dhe fitoren e madhe tha: “Ai është një futbollist i veçantë. Duhet kohë për të dhe Alex Sorloth për të gjetur mirëkuptimin në fushën e lojës me pjesën tjetër të skuadrës”.

Skuadra po punon shumë mirë në mbrojtje, kolektivisht është një grup shumë i mirë lojtarësh. Duhet të përmirësohemi pak nga pikëpamja sulmuese dhe në pasime. Alvarez mbërriti në një moment vendimtar dhe do të na ndihmojë“, tha Simeone.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit