Xhaka paralajmëron Bayern-in: “Ja çfarë duam të bëjmë”

27 Shtator 2024
14:25
Denis Hakanaj
back button

Granit Xhaka ka paralajmëruar Bayern Munich se Bayer Leverkusen dëshiron t’i “bezdisë” ata kur të dy skuadrat përballen këtë fundjavë.

Leverkusen dhe Bayern takohen këtë fundjavë për herë të parë që kur skuadra e Xabi Alonso fitoi Bundesliga-n sezonin e kaluar.

Leverkusen, natyrisht, ishte i pamposhtur gjatë gjithë sezonit të kaluar në kampionat, por tashmë ka pësuar humbjen këtë sezon dhe është në vendin e dytë, tri pikë pas Bayernit.

Nga ana tjetër, skuadra e Vincent Kompany ka qenë në formë të jashtëzakonshme në fillim të sezonit, duke fituar të katër ndeshjet e tyre deri tani në kampionat dhe duke shënuar 16 gola në proces.

Megjithatë, Xhaka është i bindur se ai dhe shokët e tij të skuadrës mund ta dëmtojnë sërish Bayernin.

Xhaka tha për Sky Germany:

“Ne duam të jemi në krye për aq kohë sa të jetë e mundur! Hapi i radhës është ndeshja me Bayern Munich dhe ne duam t’i bezdisim ata, ashtu si sezonin e kaluar”.

I pyetur për presionin e të qenit kampion, Xhaka shtoi:

“Ky është një kundërshtar i Champions League. Kjo është ajo që na tha trajneri. Ne padyshim e dimë se sa potencial ka Bayern dhe çfarë idesh të reja do të sjellë trajneri i ri, Vincent Kompany, në lojën e tyre.

“Ne kemi analizuar sigurisht ndeshjet e tyre dhe mund të shihni se shumë gjëra po funksionojnë shumë mirë. Pothuajse çdo goditje është një gol për ta. Sulmi i tyre është shumë i fortë dhe ata pësojnë më pak gola. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e madhe, dhe ne jemi gati për të.

“Presioni nuk është domosdoshmërish më i madh, por i ndryshëm. Nëse fiton kampionatin dhe kupën, presioni nga ana jonë duhet të jetë pak më i madh, por kam ndjesinë se ne mund ta përballojmë presionin shumë mirë dhe kemi përvojë për ta bërë këtë.

“Lojtarët e rinj po bëjnë gjithashtu shumë mirë. Një ndeshje në Mynih kundër Bayernit është gjithmonë diçka e veçantë dhe ne po e presim me padurim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit