“Do të ishte perfekt për ne”, Leao për yllin e Barçës: U mundova ta bindja, por…

14 Maj 2024
17:39
Denis Hakanaj
back button

Rafael Leao ka pranuar se është përpjekur të bindë Joao Cancelo-n t’i bashkohet tek Milan-i. Mbrojtësi portugez ishte në kërkim të një ekipi verën e kaluar pasi nuk ishte më pjesë e planeve të Pep Guardiola-s te Manchester City.

Shoku i skuadrës së Cancelos te Portugalia ka pranuar se ai e donte atë në San Siro dhe për të ndihmuar Milan-in të hynte në epokën e tyre të re. Ai i tha ekspertit të meraktos Fabrizio Romano:

“Unë po flisja me Joao Cancelon dhe atij i pëlqente Milan… kështu që i thashë Joao: ok, eja te Milan! Ai ishte te Man City, unë u përpoqa… por ishte e vështirë. Do të ishte perfekte për ne që të na bashkohej në epokën tonë të re”.

Cancelo, 29 vjeç, u transferua te Barcelona në formë huazimi nga City deri në fund të sezonit dhe ka bindur me katalanasit.

Ai ka regjistruar katër gola dhe po aq asiste në 39 ndeshje. Portugezi do të largohet nga Camp Nou këtë verë nëse Xavi nuk vendos ta blejë atë.

Ish-mbrojtësi i Juventusit duket se nuk ka të ardhme nën drejtimin e Guardiolas në Etihad.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit