Chelsea dhe Manchester City duket se po interesohen për mesfushorin e Real Madrid, Aurelien Tchouameni.
Sipas Fichajes, të dy klubet duan të sigurojnë shërbimet e 24-vjeçarit francez, me Chelsea që thuhet se është gati të shpenzojë një shumë më të lartë se vlera aktuale e lojtarit në treg.
Me largimin e Casemiro, Tchouameni ka qenë një figurë kyçe në mesfushën e Real Madrid që prej lëvizjes së tij te Los Blancos nga Monaco.
Edhe pse mesfushori ka pasur disa paraqitje me ulje-ngritje, nuk ka dyshim për cilësinë dhe potencialin që ai ka.
Sipas raportit, Chelsea, pavarësisht investimin të madh për Moises Caicedo, është përgatitur të ofrojë një shumë që mund të kalojë 120 milionë euro për të marrë Tchouameni në Stamford Bridge.
Real Madridi, megjithatë, mund të hezitojë ta lërë francezin të largohet. Klubit i mungon thellësia në rolin e mesfushorit mbrojtëse dhe humbja e një lojtari të kalibrit të Tchouameni do të ishte një mungesë e rëndësishme për ekipin e Ancelotti-t.
Për Manchester City-n, interesimi për francezin vjen pas dëmtimit që i dha fund sezonit të Rodri-t.