Xabi Alonso reagon pas kritikave: “Rezultati na dha të drejtë”

29 Shtator 2024
13:31
Denis Hakanaj
back button

Në ndeshjen e djeshme të madhe mes Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit, e cila u mbyll me rezultat 1-1, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso luajti në një mënyrë shumë ndryshe nga zakonisht, duke shfaqur një qëndrim veçanërisht mbrojtës.

“Ne e përdorëm këtë stil loje në Allianz Arena”.

Tekniku shpjegoi arsyen, siç raportohet nga Kicker:

“Bayerni është në formë të shkëlqyer. Normalisht ne nuk luajmë kështu, por pika e marrë tregon se ishte zgjedhja e duhur.

“Unë nuk jam i shqetësuar se kemi një problem me sulmin. Deri më sot kemi pasur disa probleme në mbrojtje, kundër Bayern-it u paraqitëm mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit