Napoli kryeson, Conte ul entuziazmin: Nuk kemi ekip që mund të konkurrojë për titull

30 Shtator 2024
9:54
Telesport
back button

Napoli fitoi 2-0 ndaj Monza dhe fluturon i vetëm në krye të renditjes në Serie A. Një situatë që pakkush do ta pranonte pas nisjes katastrofike të kampionatit. Gjithsesi, duket se Napoli i trajnerit Antonio Conte ka gjetur ekuilibrat e duhur, falë edhe merkatos.

Pavarësisht kësaj, trajneri fton tifozët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos ëndërrojnë që në shtator: “Ne kemi avantazhin e stërvitjes gjatë gjithë javës, por disavantazhi është se nuk kemi një ekip konkurrues për të fituar titullin në Serie A”.

Ne punojmë për të ushqyer ëndrrat e tifozëve, por realiteti thotë se ne jemi shumë larg për të fantazuar titullin. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të djersijmë ndeshje pas ndeshje”, tha Conte.

Realiteti është se duhet të punojmë shumë, pasi shumë ekipe janë përpara nesh. Ne duhet ta kthejmë Napolin atje ku duhet, të konkurrojë për titullin dhe jot ë renditet 40 pikë prapa Inter”, shtoi Conte.

Conte foli edhe për rolin e Lukaku dhe gjendjen e tij aktuale fizike: “E rëndësishme është që Romelu të marrë pjesë aktive, duke bërë atë që duhet të bëjë për të arritur qëllimin final. Ai gjithmonë mund të ndryshojë diçka pozitive gjatë një ndeshjeje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit