Zyrtare! Marka e njohur e motorëve largohet nga F1 nga viti 2026, Alpine kthehet në makinë satelit

1 Tetor 2024
10:42
Telesport
back button

Marka e njohur e motorëve Renault ka zyrtarizuar largimin e saj nga Formula 1 në fund të vitit 2025. Kjo do të thotë që skuadra Alpine, që aktualisht përdor motorin Renault, nga viti 2026 do të kthehet në një skuadër satelit.

Pra, Alpine do të vihet në shërbim të një skuadre tjetër të Formula 1, duke ëprdorur motorin e saj. Me shumë gjasa, do të jetë Mercedes ajo që do të furnizojë me motorin e saj Alpine, që tashmë kthehet në një makinë satelit.

Largimi i Renault ka tronditur jo pak botën e Formula 1, që humbet kështu një prej markave të saj kryesorë dhe historikë. Gjithsesi, Audi dhe Ford kanë shfaqur interes për të zënë vendin e markës që do t’i thotë lamtumirë garave të Formula 1 pas një viti.

Duket se Renault nuk ishte në gjendje të përballonte shpenzimet që do të duheshin për të ndërtuar një motor të ri duke nisur nga viti 2026, kur ndryshojnë rregullat. Duket se Formula 1 përgatitet për një revolucion të madh muajt në vijim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit