Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka mohuar kategorikisht zërat se mesfushori portugez Bruno Fernandes do të lërë ekipin këtë verë. “Një gjë është e qartë, ai është shumë i rëndësishëm për ne”, tha Ten Hag.
“Jo vetëm për tani, por në të gjitha vitet që do të vijnë. Ai ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm, ka krijuar më shumë raste në Premier League dhe ka shënuar gola të rëndësishëm. Ai është shumë i rëndësishëm për ne”, tha më tej trajneri holandez.
Ditët e fundit u përfol se portugezi, që këtë vit mban edhe shiritin e kapitenit, do të lërë “djajtë e kq”. Paraqitjet e dobëta të këtij sezoni të ekipit dhe ofertat e mira nga Arabia Saudite duket se kanë tentuar Bruno Fernandes.
“Bruno është kapiteni ynë, një lojtar që kemi shumë besim dhe që merr përsipër lojën tonë. Nuk ka asnjë shans të largohet, pasi është i rëndësishëm për ne. unë jam i bindur se ai do të qëndorjë këtu”, tha Ten Hag.