Enrique i dorëzuar: Arsenal e meritonte fitoren, marr përgjegjësinë për këtë humbje

2 Tetor 2024
8:26
Telesport
back button

Një humbje disi e rëndë kjo për PSG në Champions League, me kampionët e Francës që u mundën 0-2 në Londër nga Arsenal. “Ne e dinim që në minutën e parë se ata do të na bënin presing lart dhe ata ishin agresivë”, tha trajneri i PSG, Luis Enrique.

Një ditë pas ndeshjes është e lehtë të thuash se “ky lojtar duhet të luajë” dhe unë e pranoj këtë pasi është pjesë e lojës. Por nëse humbni në çdo duel, fitorja do të jetë shumë larg”, tha më tej trajneri spanjoll.

Mikel Arteta ka pesë ose gjashtë vjet që drejton Arsenal. Unë e drejtoj këtë ekip për një vit e dy muaj. Unë e di se ku jemi, e kam të qartë se ku duam të jemi, por nuk e di se sa kohë do të marrë ky evoluim, për të shkuar aty ku është Arsenal”, tha Enrique.

Më tej, ai shtoi: “Ne kishim të bënim me një nga skuadrat më të mira në Europë dhe në botë, mjaft e fortë në duelet ajrore. Të gjithë duhet të përmirësohemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish”.

Unë marr përgjegjësinë për humbjen. Nuk dua ta individualizoj humbjen. Sigurisht, ne mund të kishim sulmuar topin më mirë, por ishte një fitore e merituar për Arsenal. Donnarumma na mbrojti sa mundi, por ishte një rezultat i drejtë”, tha Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit