Numrat e pabesueshëm të makinës së golit të Haaland: me numrin e djeshëm janë 42 në 41 ndeshje të Champions League

2 Tetor 2024
13:45
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e së martës kundër Slovan Bratislavës, sigurisht që nuk do të mbetet në historinë e kompeticionit, por kontribuon në shifrat e pabesueshme të Erling Braut Haaland në Ligën e Kampionëve.

Historia e norvegjezit me kompeticionin më të lartë kontinental të klubeve filloi në vitin 2019, kur ishte ende duke luajtur me fanellën e Red Bull Salzburgut, në mënyrë të jashtëzakonshme. Atje u bë lojtari i parë dhe deri tani i vetëm që shënonte një “hat-trick” në pjesën e parë, në debutimin e tij në Champions League, në fitoren 6-2 kundër Genk.

Aktualisht, 42 gola në 41 ndeshje janë shifrat e Haaland në Ligën e Kampionëve, jashtëzakonisht mbresëlënëse. Rrugëtimi i tij në këtë “korsi” është si më poshtë:

Te Red Bull Salzburg (2019-2020) – Në sezonin e tij të parë, Haaland shënoi 8 gola në 6 ndeshje, duke u bërë “adoleshenti” i parë që gjente rrugën e rrjetës në 5 ndeshje radhazi të Champions League.

Te Borussia Dortmund (2020-2022) – Me verdhezinjtë e Bundesligës shënoi 15 gola në 13 ndeshje, me disa goditje dhe paraqitje të paharrueshme. Pas sezonit superlativ 2021-2022, ishte e qartë se kalimi në një klub të madh futbolli botëror nuk mund të shtyhej më.

Te Manchester City (2022-deri tani) – Skuadra e Guardiolës ka vazhduar të shënojë rregullisht, por ia vlen të theksohet loja e tyre me 5 gola kundër RB Leipzig në sezonin 2022-2023, që çoi në triumfin e parë të Champions League nga Manchester City. Në fund do të ishin 12 gola të norvegjezit në 11 ndeshje, 6 të tjerë në 9 ndeshjet e sezonit pasardhës, ndërsa i pari i sezonit 2024-2025 mbërriti të martën.

Gara me Cristiano Ronaldon – Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kompeticion është Cristiano Ronaldo, me një total të pabesueshëm prej 140 golash ​​në 183 ndeshje. Një seri që ndaloi momentin kur ylli portugez u transferua në Arabinë Saudite për të luajtur me Al Nassr.

Për t’i vënë gjërat në perspektivë, Haaland ka nevojë për 98 gola të tjerë që të barazojë numrin e Ronaldos dhe 99 gola për ta kaluar atë. Mesatarja e tij aktuale prej 1.02 gola për ndeshje, ose një gol çdo 77.1 minuta. Me këtë ritëm atij do t’i duheshin rreth 98 ndeshje për ta arritur piketën historike të Ronaldos me 140 gola.

Info-grafiku: Lojtarët që kanë tundur rrjetat e portave të më shumë klubeve në historinë e Champions League 👇

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

🍷 Vetëm dy lojtarë kanë shënuar 50+ gola në UEFA Champions League (UCL), pasi kanë mbushur 30 vjeç:
🇵🇹 Cristiano Ronaldo
🇵🇱 Robert Lewandowski 👇
Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit