Franca do të jetë pa kapitenin e saj Kylian Mbappe në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve, të planifikuara në ditët në vijim, kundër Izraelit dhe Belgjikës. Lajmin e bëri fillimisht të ditur “L’Équipe”, duke sqaruar se Didier Deschamps do ta konfirmonte në orën 14:00 (sikundër ndodhi), kur të shpallte listën e lojtarëve të thirrur dhe do të mbajë konferencën e zakonshme për shtyp.
Vendimi është marrë në marrëveshje me lojtarin dhe Real Madridin. Kombëtarja franceze dëshiron t’i japë pak pushim sulmuesit, i cili ndër të tjera po rikuperohet nga një dëmtim i vogël në kofshën e majtë, të pësuar më 24 shtator kundër Alavès. Mbappe humbi derbin kundër Atlético Madridit fundjavën e kaluar dhe u kthye në aksion mbrëmë, në Champions League, kundër Lille, por si zëvendësues.
Për të gjysmë ore aktivizim, por pak rreziqe i solli ekipit kundërshtar. Mbappé gjithashtu u vërshëllye pa masë nga turma e tifozëve. Ai nuk tentoi asnjë goditje në portë, dukej i rraskapitur, sigurisht jashtë formës sportive. Sipas të gjitha gjasave, ish-lojtari i PSG-së nuk do të luajë as kundër Villarrealit në fundjavë, si masë paraprake kundër acarimit të problemit në kofshë.
Hera e parë pa Antoine Griezmann
Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës. Ja lista e plotë, në të cilën siç pritej nuk do të jetë i pranishëm Kylian Mbappé, ndërsa të pranishëm janë pesë “italianë”:
Portierë: Maignan, Samba, Areola.
Mbrojtës: Clauss, Digne, Ë. Fofana, T. Hernandez, Konaté, Koundé, Saliba, Upamecano
Mesfushorë: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Koné, Tchouaméni, Zaire-Emery
Sulmues: Barcola, Dembélé, Kolo-Muani, Nkunku, Olisé, Thuram







