Trajneri Julian Nagelsmann ka publikuar listën e skuadrës së Gjermanisë për Ligën e Kombeve (Nations League), për dy sfidat e radhës. Ajo që bie në sy është rikthimi i Serge Gnabry, një zgjedhje që trajneri gjerman e shpjegon në këtë mënyrë.
“Pas një viti shumë të vështirë me shumë dëmtime, Serge tani ka arritur të stabilizohet për sa i përket gjendjes fizike dhe performancës. Ai po luan shumë mirë në kampionat dhe Champions. Ne jemi të lumtur që mund të llogarisim sërish në cilësitë e tij”, tha Nagelsmann.
Më tej, ai foli për lënien jashtë të Maximilian Beier dhe Karim Adeyemi: “Maximilian Beier nuk i ka ende minutat dhe golat në Dortmund. Prandaj nuk ka shumë kuptim nëse ai luan vetëm 20 minuta për ne. Ne preferojmë ta lëmë atë në U-21, ku ai mund të ndihmojë ekipin në ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për ne në të ardhmen”.
“E njëjta gjë vlen edhe për Karim Adeyemi, fatkeqësisht i lënduar, por që po kalon shumë mirë. Ai patjetër do të jetë një tjetër kandidat për ne në të ardhmen”, tha trajneri i kombëtares gjermane.
Të grumbulluarit:
Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Janis Blaswich (Red Bull Salzburg), Alexander Nübel (Stuttgart)
Mbrojtës: Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Benjamin Henrichs (Leipzig), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Robin Koch (Eintracht Frankfurt), Maximilian Mittelstädt (Stuttgart), David Raum (Leipzig), Antonio Rüdiger (Schlot Nibeck), Antonio Rüdiger (Real Madrid), (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayer Leverkusen)
Mesfushorë: Robert Andrich (Bayer Leverkusen), Chris Führich (Stuttgart), Pascal Groß (Borussia Dortmund), Jamal Musiala (Bayern Munich), Alexander Pavlović (Bayern Munich), Angelo Stiller (Stuttgart), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen)
Sulmues: Serge Gnabry (Bayern Munich), Kai Havertz (Arsenal), Deniz Undav (Stuttgart), Tim Kleindienst (Borussia Mönchengladbach)