Pas një fillimi të ngadaltë të sezonit, mesfushori Phil Foden duke se ka gjetur ritmin e duhur dhe shpreson të tregojë aftësitë e tij. Ai ishte protagonist në fitoren 4-0 që Manchester City arriti dy ditë më parë në Champions League ndaj Slovan Bratislava.
“Është bukur të shënosh sërish, por më e rëndësishmja, unë jam duke shijuar sërish futbollin tim. Jam i kënaqur me rezultatin dhe mënyrën se si luajta”, tha Foden, që vjet u shpall si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
“Kam pasur një fillim shumë të ngadaltë të sezonit, me pak sëmundje dhe pak lodhje, por tani po rikthehem”, tha mesfushori anglez, gati për ndeshjen e radhës në Premier League ndaj Fulham.
Te City shpresojnë te fitorja pas dy barazimeve ndaj Arsenal dhe Newcastle në dy ndeshjet e fundit. “Unë besoj tek ekipi. Rivalët këtë sezon kanë luajtur në të njëjtën mënyrë, mbrohen në zonën e tyre me çdo mundësi që kanë dhe ka qenë e vështirë të shënosh”, tha Foden.
“Shpresojmë se mund të gjejmë mënyra të reja për ta thyer atë digë që krijohet para mbrojtjes kundërshtare, për të shënuar gola. Ky është qëllimi”, u shpreh mesfushori i Manchester City.