Stafeta e trajnerëve “blindon” Liderpool-in e ri; nga “rock & Klopp” te “Slot ball”

5 Tetor 2024
11:20
Alfred Lleshi
back button

“Ne jemi duke përjetuar një rindezje pas Klopp”, – pranoi Billy Hogan, drejtor ekzekutiv i Liverpool-it, në parasezon. Thiago dhe Matip u larguan, vetëm Federico Chiesa ka mbërritur, por ‘tranzicioni i ëmbël’ – nga ‘rock & Klopp’ në ‘slot ball’ – po shkon më mirë se sa pritej. Një projekt me ‘kosto të ngadaltë’.

“Të kuqtë” janë liderë në Premier League pas 6 javësh kampionat, me një pikë përpara Arsenalit dhe City. Po kështu, ata kanë marrë pikë të plota në Champions League kundër Bologna (2-0) dhe Milanit (3-1).

“Klasifikimi, në këtë pikë të garës, nuk është realist. Është e qartë se marrja e rezultateve të mira të ndihmon, veçanërisht kur merr përsipër stafetën e një trajneri kaq të suksesshëm si Klopp”, – pranon Arne Slot.

Moduli i lojës ka ndryshuar nga gjermani te holandezi: Nga 4-3-3 në 4-2-3-1. Emrat janë pothuajse identikë, me nuanca. Gravenberch ka mposhtur Endo, Szoboszlai ka avancuar pozicionin e tij dhe Jota ka ulur në stol Darvin.

“Ka shumë ngjashmëri me Klopp. Shpresojmë se ato do të shihen në muajt e ardhshëm. Neve na pëlqen të kemi topin dhe të jemi intensivë në çdo gjë që bëjmë. I vetmi ndryshim i vogël është kur e fitojmë topin përsëri. Na pëlqen të vazhdojmë të sulmojnë, si me Klopp, por ndonjëherë na pëlqen të kemi topin dhe të mos rrezikojmë aq shumë”, – sqaron Slot.

Nga ana tjetër, Mohamed Salah ofron një këndvështrim të kundërt: “Janë dy trajnerë shumë të ndryshëm. Tani ne përpiqemi ta kontrollojmë topin gjatë gjithë kohës. Me Klopp, gjëja më e rëndësishme ishte kundërsulmi ose kundërpresioni për ta ikuperuar topin sa më lart që të jetë e mundur”.

“Dallimi kryesor është qëndrueshmëria e mbrojtjes. Skuadrat e Klopp shënonin shumë gola, por edhe pësonin. Tani Liverpool-i shtyp më me kujdes, për të mos u kapur në kundërsulm, – sqaron Ian Kennedy për ‘BBC’. – Slot synon t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së tij, pa u përpjekur të jetë si Klopp”.

“Slot, në heshtje, e ka ndryshuar pak stilin. Ishte fantastike t’i shihja të kuqtë me Klopp. Tani kanë më shumë kontroll”, – thotë Chris Sutton, ish-lojtari anglez.

Kalendari do ta sprovojë Liderpool-in e ri. Sot, të kuqtë vizitojnë Crystal Palace, por në horizont janë Chelsea, Arsenal, Leverkusen, Aston Villa, City, Real Madrid… “Do të jetë koha për të treguar se mund të vazhdojmë të jemi në krye”, – thotë ish-trajneri i Feyenoord. Të presim e të shohim…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit