Valdano analizon ‘krizën’ e Real Madridit: Ardhja e Mbappe i ka ndryshuar, jo zgjidhur problemet

5 Tetor 2024
12:38
Alfred Lleshi
back button

Jorge Valdano ka folur në ditëlindjen e tij të 69-të, i ftuar i “The Ortega Program”. Ai u ndal në atë që ndodh në dhomat e zhveshjes së Real Madridit, mungesën e Kroos, çfarë do të thotë ardhja e Mbappe dhe incidentet në derbin e “Metropolitano”.

Çfarë mendon Jorge Valdano për lojtarët e Real Madridit që thonë “ne kemi arritur fundin”?
Te Real Madridi nuk ka asgjë më të lehtë sesa të prekësh “fundin”, domethënë humbet një ndeshje nga 40 të tilla dhe arrin “fundin”. Është një sfond shumë i përsëritur. Në çdo rast, lojtarët janë më të përgatitur psikologjikisht për t’u përballur me këto lloj situatash. Në fakt, është më mirë të përballemi me to kolektivisht. Carlo, i cili është një edukator mbi të gjitha, do ta gjejë një mënyrë për t’i kapërcyer problemet e Real Madridit.

A ka fajtorë në këtë situatë?
Jo, nuk duhet të akuzojmë individin, as kolektivin, por të dalim nga kjo situatë të gjithë së bashku. Ndaj Lille, që ishte padyshim një ndeshje e keqe, sepse ka përgjegjësi për gjithçka, topi nuk dilte pastër nga pas. Nuk kishte rrjedhshmëri në mesfushë dhe topi nuk arrinte drejtpërdrejt në majën e sulmit për finalizim.Pra, çfarë duhet të bëjmë, të fajësojmë Endrick? Nëse ai nuk merr topa në kushte nga të cilat mund ta masim futbollistikisht, atëherë mund t’i japim pak përgjegjësi. Për ta bërë këtë, ne duhet të kërkojmë zgjidhje kolektive dhe të dalim nga problemi së bashku.

Shumë njerëz menduan kur mbërriti Mbappé se ky do të ishte një “shtrat me trëndafila”, se do t’i fitonin të gjitha ndeshjet 5-0 dhe Real Madridi e kishte fituar praktikisht La Liga-n…
Po, vërtet pritshmëritë janë shumë të mëdha, sidomos kur vjen një fenomen si Mbappe në klub. Duket se ky fenomen do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por në realitet nuk ndodh kështu. Thjesht ndryshoi problemet, sepse nuk duhet të harrojmë që Mbappé erdhi, por Kroos u largua. Epo, logjikisht pesha e Mbappe është shumë më e lartë, në aspektin mediatik, gjithashtu në aspektin futbollistik.

A ka humbur Real Madridi sepse Kroos nuk është më atje?
Jo, nuk lidhet gjithçka me të. Natyrisht, është e vërtetë që Kroos ishte një lojtar mjaft cilësor, i cili i dha shumë dinamizëm skuadrës. Është e pabesueshme, sepse i dha dinamikë duke ecur, por në futboll nuk ka vetëm shpejtësi fizike dhe mendore, ka shpejtësi teknike. Në këto dy shpejtësitë e fundit, Kroos ishte i jashtëzakonshëm në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, përtej të zakonshmes.

Çështja e provokimeve… Kush provokon, kush nuk provokon, sa duhet të durojë një portier, sa nuk duhet të durojë një portier?
Gjithsesi nuk është aq e lehtë të jesh atje. Le të mos e bëjmë normë atë që ishte diçka e jashtëzakonshme. Ajo që ndodhi në derbi nuk është normale as në futbollin spanjoll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit