Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland mund të jetë një objektiv i Barcelona-s verën e ardhshme.
Sulmuesi norvegjez ka pasur një ndikim të madh te City, duke shënuar 101 gola në 107 ndeshje që nga transferimi i tij në 2022.
Paraqitjet e tij e kanë ndihmuar skuadrën të fitojë dy tituj të Premier League dhe Champions League.
Sipas The Mirror, City po përpiqet të sigurohet që ta mbajë Haaland për një kohë të gjatë.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2027 me një klauzolë lirimi prej 175 milionë sterlinash (rreth 203 milionë euro) për një klub jo-anglez.
Duke pasur parasysh klauzolën e lirimit, Barça beson se mund ta bindë Haaland të transferohet verën e ardhshme.