Humbja në Angli kundër Aston Villa ishte e para e sezonit për Bayern Munich dhe Vincent Kompany.
Skuadra bavareze e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin dhe menjëherë dëshiron të harrojë mbrëmjen në Birmingham, siç shprehet Thomas Müller:
“Ne jemi në rrugën e duhur. Humbja kundër Aston Villa dhemb, por nuk na thyen. Falë fitores brilante 9-2 kundër Dinamo Zagrebit në javën e parë të Champions League, Bayern ka një diferencë të shkëlqyer golash dhe kemi edhe gjashtë ndeshje për të përmirësuar pozicionin tonë në renditje.
“Jam i bindur se na presin ende shumë mbrëmje fitimtare në Champions League këtë sezon, duke ndjekur objektivin tonë të madh: ta luajmë finalen e madhe në shtëpi”.
Përveç kësaj, vëmendja është padyshim edhe te Bundesliga: pas barazimit të së shtunës së kaluar kundër kampionëve në fuqi Bayer Leverkusen, Bayern dëshiron të kthehet te fitorja në kampionat:
“Kundër Bayer treguam se çfarë jemi, rezultati nuk pasqyron vërtet se sa bindëse ishte paraqitja jonë”, shpjegoi kampioni i botës i 2014-ës, i cili më pas lavdëroi Vincent Kompany:
“Puna në stërvitje është e mirë, ndihemi rehat në sistemin e ri dhe e dimë saktësisht se çfarë kërkon trajneri nga ne. Aktualisht nuk ka asnjë paqartësi apo dyshim”.