“Nuk dua të gënjej”, Musiala e pranon: Të gjithë do ta donin

5 Tetor 2024
18:54
Denis Hakanaj
back button

Jamal Musiala ka folur në lidhje me përjashtimin e tij nga lista e kandidatëve për Topin e Artë 2024.

21-vjeçari është një nga yjet më të shndritshëm të futbollit europian dhe ka qenë një nga më të mirët në fushë për Bayern-in në ndeshjet e fundit.

Në një intervistë të dhënë kohët e fundit për The Guardian, Musiala tha:

“Do të gënjeja nëse do të thoja se çmimet individuale nuk kanë rëndësi për mua. Mendoj se të gjithë ëndërrojnë të fitojnë një çmim individual.

‘Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se ne patëm një sezon të vështirë vitin e kaluar dhe duhet të bëjmë më mirë në këtë sezon. Objektivi kryesor është të fitojmë trofe dhe çdo gjë tjetër do të vijë në momentin e duhur”, ka thënë Musiala.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit