Chelsea nuk fiton as me 13 minuta shtesë! Aston Villa-United, barazim i mërzitshëm pa gola

6 Tetor 2024
17:13
Telesport
back button

Chelsea nuk arriti dot më shumë se një barazim 1-1 me Nottingham në javën e shtatë të Premier League.

Noni Maduke dhe Enzo Fernandez patën disa raste të mira shënimi, por goli për “Blutë” sot u duk më i vështirë se kurrë. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

45 minutat e dyta ishin shumë më aktive. Nottingham kaloi në avantazh me Chris Wood dhe luajti mjaft mirë në 15 minutat e para. Chelsea reagoi shpejt duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 57-të me Noni Madueke.

Nottingam mbeti me një lojtar më pak (James ward-Prowse), por as kjo nuk e ndihmoi Chelsea të realizonte përmbysjen. Madje, londinezët kishin 13 minuta kohë shtesë.

Në ndeshjen tjetër të pasdites, Aston Villa dhe Manchester United u ndanë 0-0. Një ndeshje kryesisht e mërzitshme, me “Djajtë e kuq” që ende nuk kanë gjetur ritmin që pritet prej tyre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit