Dëmtimi i Carvajal rikthen Perezin në merkato! Tenton një goditje big nga Premier League

6 Tetor 2024
18:49
Telesport
back button

Klubet e mëdha rrallë bëjnë shitje të rëndësishme në merkaton e janarit, por ndoshta Liverpool do të jetë i detyruar ta bëjë këtë.

Dëmtimi i mbrojtësit Dani Carvajal te Real Madrid pritet të sjellë një efekt domino në klubin anglez, aty ku Trent Alexander-Arnold është në vitin e fundit të kontratës.

Spanjolli ka dëmtuar gjurin dhe do të mungojë 8 deri në 10 muaj. Pavarësisht se Real Madrid vendosi t’i zgjasë kontratën në formë ngushëllimi, në Bernabeu po mendojnë për pasuesin.

Liverpool ka marrë sinjalet e menjëhershme se Real Madrid ka interes për Arnold. Nëse e shet në janar, mund të përfitojë 20 mln euro prej tij. Nëse e lë të lirë në qershor, ai largohet me parametra zero.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit