De Bruyne heq dorë nga kombëtarja, reagon trajneri: Kërkoi vetë të qëndrojë larg për këtë arsye

7 Tetor 2024
9:12
Telesport
back button

Ashtu siç pritej, përveç Romelu Lukaku, edhe Kevin De Bruyne do të mungojë në grumbullimin e ardhshëm të kombëtares së Belgjikës për ndeshjen e Nations League. Madje mesfushori që aktivizohet me Manchester City nuk do të luajë as në ndeshjet e nëntorit.

Trajneri i kombëtares belge Domenico Tedesco, konfirmoi se mesfushori i “citizens” ka kërkuar me vullnetin e tij të lirë që të mos grumbullohet për ndeshjet e ardhshme të Belgjikës për shkak të një dëmtimi të pësuar në Champions League kundër Inter. Dëmtim që e detyroi atë të zëvendësohej.

33-vjeçari ka munguar edhe në pesë ndeshjet e fundit të Manchester City për shkak të një problemi me gjurin. “Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me Kevin. Ai më kërkoi të kalonte këtë muaj dhe gjithashtu nëntorin pushim, në mënyrë që të kujdeset për trupin e tij”, tha trajneri Tedesco.

Më pas, trajneri 39-vjeçar është ndalur te shkaqet e këtij problemi fizik për Kevin De Bruyne: “Kalendari është bërë edhe më i ngjeshur me ndeshje për shkak të botërorit për klube. Për këtë arsye ai nuk është prezent tani me ne, madje do të mungojë edhe në nëntor. Por në ndeshjet e rëndësishme, si Kupa e Botës, ai do të jetë atje“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit