“Zemërim dhe zhgënjim pas humbjes me Fiorentina, por jemi të gjithë të bashkuar”

7 Tetor 2024
9:50
Telesport
back button

Te Milan ka shumë keqardhje për humbjen e pësuar një ditë më parë në fushën e Fiorentina (2-1 për vendasit). Dy penallti të humbura dhe një situatë aspak e këndshme e krijuar pas kësaj disfate.

Ne nuk patëm vazhdimësinë e nevojshme në lojën tonë për të fituar këtë ndeshje. Duhet të shikojmë njëri-tjetrin në fytyrë dhe të kuptojmë se ku kemi gabuar, kjo duhet të fillojë nga vetja”, është komenti i Matteo Gabbia.

Më tej, mbrojtësi shtoi: “Në dhomat e zhveshjes pashë zemërimin dhe zhgënjimin. Nuk ka asgjë pozitive, nuk na ka mbetur asgjë, por skuadra është ende e bashkuar dhe e zemëruar për ndeshjen”.

Tani të rikuperojmë si duhet forcat për një tjetër periudhë delikate që na pret pas ndeshjeve të kombëtares. Ky ekip ka forca për t’u ringritur sërish dhe për të qenë protagonist në Serie A dhe Europë”, tha Gabbia.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit