20-vjeçarja Gauff shkëlqen në turneun Masters të Pekinit, ngjitet në vendin e katërt në botë

7 Tetor 2024
10:03
Telesport
back button

Tenistja amerikane Coco Gauff, aktualisht numri 4 në botë për femra, fitoi sot turneun Masters të Pekinit. Në finalen e turneut kinez ajo mundi 2-0 (6-1, 6-3) çeken Karolina Muchova. Një ndeshje që zgjati një orë e 17 minuta.

Ndonëse pritej një finale më e fortë, në fushë dominoi 20-vjeçarja amerikane, që korri trofeun e tetë në karrierë. Gauff, fituese e US Open në vitin 2023, e dominoi ndeshjen, duke përfituar nga loja me hope e Muchova, numri 49 në botë.

Loja e mirë e amerikanes e shtyu kundërshtaren e saj në një seri gabimesh, duke mos dalë dot në lojën e saj. Muchova nuk arriti të tregojë nivelin që pati kur eliminoi numrin 1 në botë në raundet e mëparshme.

Kjo është humbja e katërt e Muchova në 5 finale të turneve Masters që ka zhvilluar në karrierën e saj, ndërsa Gauff fitoi dy pozicione në renditje pas triumfit. Ajo do të luajë këtë javë në turneun e Wuhan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit