Garë e zjarrtë për “Këpucën e Artë” europiane, Lewandowski i bashkohet Haalandit në krye

7 Tetor 2024
12:08
Alfred Lleshi
back button

Pas triumfit të Harry Kane, sezonin e kaluar, nis sërish ndjekja për “Këpucën e Artë”, trofeun e lakmuar, të destinuar për sulmuesin më të mirë të sezonit. Erling Haaland, fituesi i sezonit 2022-2023, dëshiron ta rimarrë skeptrin menjëherë dhe tashmë i ka bërë të qarta gjërat në këtë drejtim, duke shënuar 10 gola në 7 ndeshjet e para të Premier League (megjithatë mbeti pa gola në dy sfidat e fundit).

Qendërsulmuesi norvegjez, ndër lojtarët që mund të ketë koeficient më të lartë se 1 (të gjithë të tjerët nuk janë marrë në konsideratë), është në krye të renditjes për momentin, sa i takon “Këpucës së Artë” europiane, por iu bashkua në fundjavë Robert Lewandowski, i cili shënoi tre gola kundër Alaves.

Në vendin e tretë të podiumit është Victor Gyokeres, përpara Omar Marmoush të Eintracht, shënuest të dy golave kundër Bayern Munich. Ndërkohë, në vendin e pestë janë Marcus Thuram i Interit dhe Mateo Retegui i Atalanta, golashënuesit më të mirë të Serie A për momentin.

Kujtojmë se çdo gol në 5 ligat kryesore europiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) vlen 2 pikë për “Këpucën e Artë” të kontinentit, ndërsa golat në ligat e tjera nga 1.5 pikë. Ja renditja aktuale e “Këpucës së Artë” në Europë:

Erling Haaland (Manchester City) – 20 pikë
Robert Lewandowski (Barcelona) – 20 pikë
Victor Gyokeres (Sporting) – 16.5 pikë
Omar Marmoush (Eintracht Francfurt) – 16 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 14 pikë
Marcus Thuram (Inter) – 14 pikë
Albert Gronbaek (Bodo/Glimt, Rennes) – 14 pikë
Henrik Meister (Sarpsborg, Rennes) – 14 pikë
Ayoze Perez (Villarreal) – 12 pikë
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) – 12 pikë
Sebastian Nanasi (Malmoe, Strasburg) – 12 pikë
Cole Palmer (Chelsea) – 12 pikë
Bryan Mbeumo (Brentford) – 12 pikë
Thierno Barry (Basel, Villarreal) – 11.5 pikë
Orri Oskarsson (Copenaghen, Real Sociedad) – 11.5 pikë
Ciro Immobile (Besiktas) – 10.5 pikë
Jonathan Burkardt (Magonza) – 10 pikë
Harry Kane (Bayern Myunich) – 10 pikë
Christian Pulisic (Milan) – 10 pikë
Mason Greenwood (Marseille) – 10 pikë
Ermedin Demirovic (Stoccarda) – 10 pikë
Giovani Lo Celso (Real Betis) – 10 pikë
Luis Diaz (Liverpool) – 10 pikë
Dusan Vlahovic (Juventus) – 10 pikë
Jonathan David (Lilla) – 10 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 10 pikë
Raphinha (Barcelona) – 10 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit