A po arrin kjo Barcelonë në nivelin e Bayernit të tij? Përgjigjja e Flick do t’ju befasojë

7 Tetor 2024
14:01
Alfred Lleshi
back button

Falë një “hat-trick” të Robert Lewandowski, skuadra katalanase iu kthye fitoreve në kampionat. Me këtë rast, Barcelona u rikthye e vetme në krye të klasifikimit të La Liga-s, me epërsinë e 3 pikëve karshi Real Madridit. “Ne e fituam ndeshjen që në pjesën e parë, e vlerësoj shumë atë që bëri skuadra. Ishte një ndeshje e vështirë, Alavés na vuri nën presion”, – tha Hansi Flick.

A është Lewandowski në top-formë?
Ai është më i miri në zonë. Ajo që po bën është fantastike, mesatarja e golave ​​të tij është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur për të dhe ekipin. Dua ta vlerësoj të gjithë ekipin, gjë që ndihmon që Robert të ketë këto shifra.

Si është gjendja e Raphinha?
Raphinha debutoi si kapiten dhe i shkoi shumë mirë. Ai është një lojtar dinamik, mendoj se mund të kishte bërë edhe më mirë, të shënonte një gol. Luftoi për të shënuar dhe kjo tregon shumë për të.

A po arrin kjo Barcelonë në nivelin e Bayernit të tij?
Nuk më pëlqen t’i krahasoj skuadrat. Kjo Barcelonë është ndryshe nga Bayerni im. Jam shumë i lumtur, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë. Jemi shumë të kënaqur me punën që kemi bërë, por duhet të përqendrohemi në atë që do të vijë.

A e patë lëndimin e Carvajal?
I urojmë Carvajal shërim sa më të mirë. Në emër të Barcelonës i uroj më të mirat.

Çfarë ndodhi në Pamplona dhe Monaco?
Ka disa shkaqe që humbëm atje, por nuk më pëlqen të shikoj prapa. Nuk i bëmë mirë disa gjëra dhe folëm për këtë. Çështja është të përmirësohemi gjithmonë. Le të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit