150 milionë euro për Cole Palmer, flet ish-lojtari: “Nuk befasohem nëse Real Madrid…”

7 Tetor 2024
18:17
Telesport
back button

Real Madrid vijon me ndryshime në skuadër, edhe pse ka plot yje. Të rinj si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior kanë qenë blerjet efikase dhe në moshë të re të viteve të fundit.

Real Madrid është i gatshëm që të shpenzojë edhe shuma të mëdha, plus 100 mln euro, nëse bëhet fjalë për një lojtar të madh.

Legjenda e Liverpool-it, Graeme Souness, është shprehur se e pret një ofertë të lartë të Los Blancos për yllin e Chelsea, Cole Palmer.

“Jam i sigurt se ka lojtarë të tjerë të cilët Real Madrid po i ndjek. Chelsea pagoi 40 milionë për Palmer, por nëse Real Madrid ka interes, nuk do të befasohesha nëse Chelsea pranon ta shesë, për shembull me një ofertë 150 mln euro.

Me largimin e pritshëm të sulmuesit Rodrygo, Florentino Perez do të kishte mjaftueshëm para për investim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit