Situata te Bayern Munich nuk është aq e qetë për sa i përket frontit të dëmtimeve. Pas pushimit për shkak të grumbullimit të lojtarëve për ekipet kombëtare, disa prej futbollistëve u detyruan të qëndrojnë në Mynih për shkak të problemeve fizike.
Mes tyre janë edhe Dayot Upamecano e Mathys Tel, të dy lojtarë që luajnë për Francën. Ndërkohë që, ende pa pasiguri për sa i përket gjendjes së qendërsulmuesit anglez Harry Kane, për të cilin priten teste të plota në kombëtare.
Stafi mjekësor i Bayern ka zbuluar se Dayot Upamecano ka një tendosje në kofshë pas ndeshjes së fundit Bundesliga kundër Eintracht Frankfurt. Ndërsa sulmuesi Mathys Tel ka një problem me shpatullën.
Si masë paraprake dhe pas konsultimit me Federatën përkatëse, të dy nuk u bashkuan me kombëtaren. Ndërsa Harry Kane, i zëvendësuar gjatë ndeshjes, do të kryejë një ekzaminim tjetër nga stafi mjekësor i kombëtares angleze.