Slot pret me ankth tre lojtarë: Të shohim çdo të ndodhë gjatë dy javëve pushim

8 Tetor 2024
13:00
Telesport
back button

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka deklaruar se nuk ka ende asnjë përditësim në lidhje mbi situatën e kontratave të disa prej lojtarëve “big” të skuadrës së tij: Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.

Të tre lojtarët kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës së tyre me “reds” dhe aktualisht janë të vendosur të largohen nga “Anfield” verën e ardhshme. Ndërkohë që, ofertat ndaj tyre nuk mungojnë.

Shpresoja që të mos e dëgjoj shpesh fjalën kontrata. Është e njëjta situatë si më parë. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë pushimit për shkak të kombëtareve nëse do të kemi ndonjë të re”, tha trajneri Arne Slot.

Duket se klubi pret një përgjigje nga lojtarët në fjalë, nëse kanë dëshirë që ta rinovojnë kontratën, për të mos lejuar që të largohen me koston zero. Duket se Arabia Saudite do të jetë në horizont për Van Dijk e Salah.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit