“Arsenali do ta kërkojë sërish atë sulmues, tani ai po shënon gola”

8 Tetor 2024
18:15
Telesport
back button

Benjamin Sesko mund të jetë lojtari që po shqyrton Arsenali për merkaton e sulmit. Kështu mendon Charles Watts, i cili ka deklaruar se sulmuesi do të ishte goditja e duhur.

“Unë ende mendoj se Arsenali po mendon për transferimin e Benjamin Seskos në një moment, ndoshta edhe verën e ardhshme”, është shprehur Watts.

“Gjatë verës u përfol shumë. Pavarësisht se blerja nuk u krye, nuk mendoj se ka krisje marrëdhëniesh thjesht sepse Sesko vendosi të mos lëvizë”.

“Jam 100% i sigurt që Arsenali e kuptoi vendimin e tij në verë, sepse ishte një vendim i arsyeshëm, duke marrë parasysh faktin se Benjamin duhet të ketë kohën e duhur për t’u rritur.

“Tani ai po luan vazhdimisht dhe po shënon. Arsenali po vëzhgon, patjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit