Surpriza e madhe nga Real Madrid, nderon Iniestën me një mesazh emocional pas largimit nga futbolli

8 Tetor 2024
18:55
Telesport
back button

Disa lojtarë janë aq të rrallë, saqë kur lënë futbollin respektohen edhe nga klubet rivale. Real Madrid ka surprizuar gjithë botën e futbollit duke përshëndetur Andres Iniestën me rastin e largimit të tij përfundimtar nga futbolli i luajtur:

“Pas lajmit që Andres Iniesta dha duke njoftuar se do të varë këpucët në gozhdë, Real Madrid, presidenti dhe bordi i drejtuesve dëshiron të shprehë mirënjohjen, admirimin dhe lidhjen emocionale që të gjithë ne kemi me një prej legjendave më të mëdha të futbollit spanjoll dhe atij botëror”.

“Andres Iniesta ka kontribuar me futbollin e tij dhe me vlerat që ka përcjellë në këtë sport, përtej trofeve dhe sukseseve në karrierën e tij. Goli i tij ikonik në finalen e Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010 do të jetë gjithmonë në kujtesën e tifozëve sanjollë. Fat të mbarë në fazën e re të jetës së tij!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit