Pas dëmtimit të Rodri skuadra e Manchester City është hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues. Gjatë kësaj periudhe roli i tij është mbuluar nga lojtarët e tjerë që trajnerit Pep Guardiola ka në dispozicion, por ai ka një plan të qartë.
Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të sjellinb në skuadër mesfushorin spanjoll Martin Zubimendi. 25-vjeçari aktualisht luan me Real Societad në Spanjë, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.
Kostoja e kartonit të tij është rreth 50 milionë euro, por për “citizens” nuk ka për të qenë e lehtë ta sjellin në Premier League. Për Zubimendi po këmbëngulin mjaft ekipe angleze e spanjolle, ndaj konkurrenca është e fortë.
Gjithsesi, te Manchester City kanë një plan dhe synojnë që ta bindin lojtarin e klubin spanjoll që transferimi të kryhet që në merkaton e janarit. Lojtari ka luajtur gjatë gjithë karrierës vetëm me Societad e këtë sezon ka realizuar 1 gol në 10 ndeshje.