Botërori 2026: FIFA njofton datat dhe stadiumet e ndeshjeve madhështore

9 Tetor 2024
17:28
Telesport
back button

FIFA ka filluar të bëjë hapa konkrete për organizimin e Kupës së Botës 2026. Ky turne, më i madhi në botë për futbollin, do të zhvillohet në Amerikën e Veriut, shtrirë në tri shtete: Kanada, Meksikë e SHBA.

Datat hapëse e mbyllëse të turnet janë përcaktuar tashmë, ashtu si dhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e turneut spektakolar.

Kampionati do të nisë më 11 qershor 2026 në “Azteca”, stadium që do të çelë për herë të tretë Kupën e Botës. Më parë, aty është luajtur në turnetë botërorë të viteve 1970 dhe 1986.

Sipas njoftimeve zyrtare të FIFA-s, ndeshja finale që do të përcaktojë kampionen e Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, aty ku luajnë skuadrat e futbollit amerikan, New York Giants dhe New York Jets.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit