LAJMI I FUNDIT! Tronditet Greqia, futbollisti i kombëtares gjendet pa jetë në pishinën e rezidencës së tij. Policia rrethon vendin

9 Tetor 2024
22:49
Telesport
back button

Ish-mbrojtësi i djathtë i Sheffield United dhe aktualisht pjese e Panathinaikos FC, George Baldock, u gjet i vdekur në pishinën e rezidencës së tij në lagjen luksoze bregdetare të Athinës të Glyfada sonte në mbrëmje, sipas raporteve të mediave lokale greke.

Lajmi tronditës u shpërnda gjerësisht nga mediat lokale, pa asnjë detaj të mëtejshëm të disponueshëm. Nuk u njoftua as shkaku i ndarjes  nga jeta nese eshte vetevrasje, vrasje ose perkeqesim shendetesor.

Në vendngjarje është nisur një mjek, ndërsa banesa është rrethuar nga policia. Baldock iu bashkua skuadrës greke Panathinaikos këtë sezon duke nënshkruar një kontratë trevjeçare për të luajtur në Superligën greke, niveli i parë i futbollit profesionist grek.

Ai kishte bërë më parë 12 ndeshje me ekipin kombëtar të futbollit të Greqisë pasi një nga gjyshërit e tij ishte me origjinë greke. Lajmi shkaktoi valë tronditëse në të gjithë vendin, me disa transmetime të ndërprera për të raportuar zhvillimin solemn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit