E fundit!!! Rafael Nadal tërhiqet nga tenisi: Vendim i vështirë, por çdo gjë ka një fund

10 Tetor 2024
12:22
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij viti. Eventi i fundit ku do të marrë pjesë janë finalet e Kupës Davis, në Malaga, në datat 19-24 nëntor.

Nadal është fitues i 22 grand slam në karrierën e tij: 14 Roland Garros, 2 Wimbledon, 2 Australian Open dhe 4 US Open. Ai ka fituar gjithashtu 36 turne Masters dhe dy medalje të arta olimpike, duke qenë një nga tenistët më të mëdhenj në histori.

Në total, tenisti spanjoll ka fituar 92 turne dhe ka arritur 1080 fitore si profesionist. Ai i thotë lamtumirë sportit të tenisit në moshën 38-vjeçare. Lajmi i lamtumirës së Nadal sot ishte si një “rrufe në qiell të hapur”, por deri diku i pritshëm.

Tërheqja e Nadal nga sporti vjen dy vjet pas asaj të mikut e rivalit të tij Roger Federer. “E vërteta është se vitet e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Nuk mendoj se mund të luaj më pa patur limite”, sqaroi Nadal vendimin e tij.

Natyrisht që është një vendim i vështirë, por edhe më i drejti. Gjithçka në jetë ka një fillim e një fund dhe ky më duket momenti i duhur për t’u tërhequr. Ka qenë një jetë e mbushur plot me suksese, që nuk i kisha imagjinuar kurrë”, tha Nadal.

Më tej, spanjolli tha: “Jam shumë i lumtur që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis, ku do të përfaqësoj vendin tim. E kam fituar një herë këtë trofe në vitin 2004 në Sevilja dhe ka qenë një nga momentet më të bukura në karrierë”.

Kam qenë me fat që kam patur këtë karrierë. I kam dhënë shumë tenisit bashkë me rivalin tim Roger Federer, me të cilin kam ndarë momente që nuk do t’i harroj kurrë në jetën time”, tha Nadal për tërheqjen nga sporti.

Është e vështirë të flas për ekipin tim, që ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës time. Jo vetëm kolegë e bashkëpunëtorë, por miq në momente të mira e të vështira”, tha më tej Rafael Nadal.

Në fund, foli edhe për familjen e tij ku së fundi është bërë baba: “Familja është gjithçka për mua. Me bashkëshorten time jam prej 19 vitesh i lidhur. Të kthehem në shtëpi, të shoh atë e djalin tim që rritet është gëzimi më i madh dhe me jep energji”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit