Guardiola drejt lamtumirës nga Manchester City, zbulohet kombëtarja që e pret me padurim

10 Tetor 2024
12:24
Alfred Lleshi
back button

Në ballinat e mediave angleze, fokusi i kushtohet kombëtares dhe të ardhmes së pankinës së saj. Sugjerimi i Guardiolës bëhet gjithnjë e më konkret, ndërsa trajneri i përkohshëm Carlsey mendon për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Finlandës. Pep-it i skadon kontrata me Manchester City në qershorin e ardhshëm, teksa shumë indikacione sugjerojnë se nuk do ta rinovojë atë.

Drejtori i Manchester City, Txiki Begiristain ka vendosur të largohet nga “Etihad”. Pep ka një ndjenjë të veçantë me të. Së bashku me mikun e tij bask, me mbështetjen e pakursyer financiare të pronarëve arabë, kontribuoi për t’i ngjitur në majë ata që konsideroheshin si “fqinjët e zhurmshëm” në qytetin anglez të Manchesterit. Po flasim për majat e futbollit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Më tej, mjedisi i “qytetarëve” po tronditet nga hetimet për shkelje financiare, të cilat mund të shkaktojnë pasoja katastrofike për të ardhmen e klubit. Gjithsesi, kjo duket se nuk ka shumë ndikim në vendimin e Guardiolës, i cili përkundrazi do ta përjetonte si sfidë të mëtejshme faktin e nisjes nga e para.

Të dhënat tregojnë se fundi i kësaj epoke triumfuese ushqehet nga fakti se Pep ka arritur sezonin e tij të nëntë në krye të të njëjtit klub. Diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, duke qenë se ai qëndroi në stolin e Barcelonëspër 4 vite, ndërsa te Bayern Munich 3 vite.

Për më tepër, nuk ka shenja dialogu për një rinovim të afërt, i cili duhet të jetë prioritet, duke qenë se kontrata skadon pas disa muajsh. Fakti që Anglia vazhdon të mbajë një trajner emergjence, pastaj vetëm sa ngre idenë se federata ka në dorë një xhevahir të madh për ta “graduar” në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit