“Kjo është një lëvizje e madhe”, Matthaus për Klopp: Askush nuk duhet ta gjykojë

10 Tetor 2024
14:50
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka lavdëruar Red Bull për marrëveshjen me Jurgen Klopp.

Ish-trajneri i Liverpool dhe Borussia Dortmund është emëruar shefi i “Global Soccer” te Red Bull.

Matthaus i tha Sky Deutchsland:

“Unë mendoj se Red Bull ka bërë një lëvizje të madhe, Jurgen Klopp është një emër i madh. Do të ketë ndryshime, ai do të ketë mbështetje të plotë nga grupi.

“Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe ne ende shpresojmë ta shohim atë në stol si trajner në një moment në vitet e ardhshme.

“Red Bull është një territor i ri për Jurgen Klopp, por edhe Liverpooli ishte një territor i ri dhe ai e pranoi atë detyrë.

“Nëse dikush e kritikon atë, unë them: të gjithë duhet të jemi të hapur për gjëra të reja. Për mua kjo është një rrugë krejtësisht normale. Jurgen Klopp mund të punojë për kë të dojë”.

Matthaus shtoi:

“Unë mendoj se Red Bull ka bërë një punë të shkëlqyer me Salzburg, Leipzig dhe Nju Jork vitet e fundit.

“Klopp është dikush që përfshin njerëz. Ai me siguri mund të ndihmojë Red Bull të arrijë qëllimet që ka. Dhe Red Bull ka objektiva të mëdha, unë e di këtë nga përvoja personale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit