Francesco Totti ka rrëfyer një mendim personal mbi arsyen kryesore pse kombëtarja italiane u shpall kampione bote në Kupën e Botës 2006.
Italianët nuk ishin skuadra më e fortë dhe as me yjet më të mëdhenj, por në fund ia doli të marrë trofeun. Fitorja me Gjermaninë do të mbahet mend gjithmonë si një nga ndeshjet më epike në historinë e futbollit.
“Mendoj se sekreti ynë ishte grupi. Ka qenë një kënaqësi e madhe të luaja me ata djem. Ne nuk kishim një yll, por disa lojtarë që ishin të uritur për të fituar”.
“Ishim të gjithë të motivuar dhe në një drejtim të vetëm. Dëgjonim trajnerin, zbatonim këshillat dhe pranonim kushtet si skuadër. Nuk kishim kurrë hatërmbetje apo probleme mes nesh. Skuadra ishte e kompletuar në aspektin psikologjik”.