Paolo Di Canio ka kritikuar Manchester United për vendimin e shitjes së mesfushorit Scott McTominay te Napoli gjatë merkatos së verës.
McTominay i befasoi të gjithë në gusht, kur tifozët e futbollit morën vesh se ai u transferua në Serie A në ditën e fundit të për 30 mln euro.
Skocezi po shkëlqen në Serie A dhe ish-trajneri i West Ham ka folur pikërisht për këtë rritje të mesfushorit, i cili sipas tij duhej të mos ishte shitur kurrë nga “Djajtë e kuq”.
27-vjeçari deri tani është një nga lojtarët më performues në kampionatin italian.
“Mua, sinqerisht, nuk më besohet sesi u la McTominay ashtu. Personalisht do të shkoja në Manchester United për të arr.estuar të gjithë drejtorët”, ka thënë Di Canio.