Gruda refuzon Shqipërinë: “Prindërit janë shqiptarë, por zemra më thotë të luaj për Gjermaninë”

10 Tetor 2024
18:32
Telesport
back button

Ai ka origjinë shqiptare. I ati ka qenë lojtar i Vllaznisë në Shkodër. Gjithsesi, Brajan Gruda nuk e ndien veten mjaftueshëm shqiptar sa për të pranuar ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mesfushori ofensiv, i cili u bë i njohur me skuadrën e Mainz para se të shitej te Brighton për 31 mln euro, me një deklaratë të fundit na ka dhënë refuzimin përfundimtar.

Dëshira e tij është të luajë me Gjermaninë. “Objektivi është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm me kombëtaren gjermane. Dua të fitoj gjithçka me U21”.

“Do të vijë edhe koha ime në ekipin e të rriturve. Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani, por zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, ka deklaruar Gruda. Kapitulli mbaroi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit